“Përkëdheli” një gjarpër helmues, 8-vjeçarja përfundon në spital

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.04.2022, 14:59

Një vajzë 8-vjeçare është shtruar në spital, pasi u pickua nga një gjarpër gjatë një pikniku me familjen e saj në “West Midlands” në Angli. Fëmijës, emri i së cilës nuk bëhet i ditur iu fry dora, pas sulmit të gjarprit pranë shtëpisë së saj në Birmingham.

West Midlands: Girl, 8, is hospitalised after being bitten by ADDER on Easter  family picnic

Ajo ishte me prindërit e saj, kur vuri re zvarranikun dhe shtriu dorën drejt gjarprit “Adder”, të vetëm helmues në Mbretërinë e Bashkuar, Pas pickimit, vogëlushja u dërgua me urgjencë në spital nga familja e saj, pasi dora e saj u fry, ndërsa iu dhanë edhe dy injeksione anti-helm.

West Midlands: Girl, 8, is hospitalised after being bitten by ADDER on Easter  family picnic | Daily Mail Online

Babai i saj David Rathbone tha për mediat e huaja:

Ajo ishte lajmëruar për praninë e gjarprit, por duke qenë një vajzë e guximshme, ajo vendosi të prekte gjarprin me pamje të mrekullueshme me gishtin e saj. Ajo ndodhet ende në spital, ndërsa pritet që të dali së shpejti.

West Midlands: Girl, 8, is hospitalised after being bitten by ADDER on Easter  family picnic | Masses Media

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit