Snoop Dogg tregon ekipin e zemrës: Do shpallemi kampionë e do festojmë me shampanjë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 18.04.2022, 08:56

Reperi me famë botërore, Snoop Dogg është një nga personazhet që shpesh lidhet edhe me botën e futbollit. Gjatë viteve, ai është shfaqur nëpër koncerte i veshur me fanellën e skuadrave të ndryshme, por gjithmonë ka veçuar skuadrën e Selltik si të preferuarën e tij, ndërsa nuk fsheh simpatinë edhe për Milanin. Gjithsesi, në intervistën e fundit për “ Daily Record”, Snoop Dogg ka deklaruar se sapo Selltik të shpallet kampion, ai do të udhëtojë drejt Glasgout dhe do të festojë me skuadrën.

Snoop tha:

Sapo të shpallemi kampion do të udhëtoj drejt Glasgout. Së bashku me lojtarët do të pimë shampanjë dhe do të hamë ushqim indian. Do të jetë një festë e jashtëzakonshme.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit