Një nënë ka treguar sesi vajza e saj i shpëtoi jetën, pas një kruajtje e cila rezultoi të ishte kancer i lëkurës. Gill Liiv-Rochester filloi të kruante shpinën në mënyrë të përsëritur, por nuk e dinte se kishte një nishan në lëkurën e saj.
Nëna e dy fëmijëve nga County Durham, Angli nuk e mendoi gjatë dhe e “injoroi” çështjen.
Por, vajza e saj 13 vjeçe Emme me kalimin e kohës shqetësohej akoma dhe më shumë për problemin e nënës së saj dhe e nxiti atë të linte një takim me mjekun për të zbuluar se çfarë po ndodhte.
Gill shkoi, ndërsa mjekët i thanë se ajo kishte dy melanoma malinje të rënda dhe agresive, të cilat ajo kishte gërvishtur.
“Mendova se nuk do të ishte asgjë ose diçka shumë e vogël. Kur shkova te mjekët, ata më pyetën se sa kohë e kisha nishanin, por unë nuk e dija se e kisha një të tillë."-u shpreh gruaja.
Sipas mediave të huaja, mjekët e paralajmëruar atë se kishte "gjashtë deri në tetë javë" përpara se kanceri të përhapej në organet e saj.
Për fat të mirë, nëna e kapi kancerin në fazën e parë dhe tani po shërohet, por sprova e saj nuk ka përfunduar ende.
Ajo tha: Shumë njerëz mendojnë se kanceri i lëkurës nuk është aq serioz dhe ju thjesht e hiqni atë dhe kaq, por nuk është aspak ashtu.