Zhduket pajisja bërthamore që përmban material radioaktiv, njerëzit mund të ekspozohen ndaj ndotjes nga rrezatimi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.04.2022, 13:48

Autoritetet në Pensilvani kanë njoftuar se janë në kërkim të një pajisjeje portative bërthamore të humbur, që përmban material radioaktiv dhe konsiderohet të jetë një rrezik për sigurinë publike.

Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit të Shtetit aktualisht është duke kërkuar për matësin bërthamor portativ që përdoret zakonisht në kantierët e ndërtimit për të vlerësuar vetitë e materialeve të ndërtimit dhe të rrugëve.

Nuclear gauge reported stolen in West Virginia - CBS News

Megjithatë, nëse pajisja keqpërdoret ose dëmtohet, atëherë njerëzit mund të ekspozohen ndaj ndotjes nga rrezatimi, ka paralajmëruar agjencia.

Pajisja, e cila i përket një kompanie lokale ndërtimi u zhduk të premten, pasi automjeti në të cilin ishte ruajtur u vodh në qytetin e Filadelfias.

Kur makina u gjet më vonë nga policia lokale, pajisja ishte zhdukur.

Nuclear gauge testing | Outdoor power equipment, Outdoor, Trimmers

Agjencia ka pohuar se nëse pajisja dëmtohet rëndë apo goditet nga një automjet njerëzit mund të ekspozohen ndaj ndotjes nga rrezatimi.

Sipas mediave të thuaja, autoritetet mjedisore kanë paralajmëruar se matësi mund të jetë dëmtuar pas vjedhjes dhe i kërkojnë kujtdo që ndeshet me pajisjen të mos e përdorë atë dhe të kontaktojë autoritetet përkatëse për të lejuar një specialist të trajnuar ta rregullojë atë.

Mockingjay.BackUp on Twitter: "🚨#BREAKING: Portable nuclear device  containing radioactive material goes missing 📌#Pennsylvania l #PA A  portable nuclear device containing radioactive material that could be a  danger to public safety has gone

Sipas Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA edhe pse ekspozimi ndaj niveleve të ulëta të rrezatimit mund të mos përbëjë një rrezik të menjëhershëm për shëndetin për këdo që e has edhe një ekspozim i shkurtër mund të rrisë rrezikun e një personi për të zhvilluar kancer gjatë gjithë jetës së tij.

Missing Radioactive Material Found Dumped in South Iraq

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit