Njeriu më i pasur i Ukrainës premton të rindërtojë vendin e tij kur të përfundojë lufta

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.04.2022, 10:45

Rinat Akhmetov, njeriu më i pasur në Ukrainë, është zotuar të ndihmojë në rindërtimin e vendit të tij, në veçanti qytetin e Mariupolit që ka pësuar “goditje” të shumta nga forcat ruse javët e fundit.

Kanë kaluar pothuajse dy muaj që kur Vladimir Putin pushtoi Ukrainën, ndërsa e quajti atë një “operacioni special ushtarak” për “denazifikimin” dhe “çmilitarizimin” e vendit.

Vladimir Putin, Russia's resentful leader, takes the world to war |  Financial Times

Mbështetësit e Kievit dhe Ukrainës e kanë të qartë se qëllimet e deklaruara të Putinit janë justifikime të dobëta.

Që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, mijëra persona janë vrarë, shumë prej të cilëve janë civilë dhe miliona janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Hundreds at Mariupol hospital held hostage by Russian forces -- local  official | The Times of Israel

Sipas mediave të huaja, Akhmetov është zotuar se do të ndihmojë në rindërtimin e dëmeve në vendin e tij kur të vijë koha për të riparuar ato që forcat ruse shkatërruan.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të ndihmojnë Ukrainën pasi të përfundojë lufta.

Putin falënderon forcat speciale ruse: Po shërbejnë në emër të atdheut tonë  të madh - Albeu.com

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit