5-vjeçari bën “tap” shokët e klasës në kopsht me pije alkoolike/ Prindërit e fëmijëve: Të merren masa

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.04.2022, 10:27

Prindërit e disa fëmijëve në një shkollë të Michigan-it u ankuan kur një fëmijë në kopsht thuhet se mori me vete pije alkoolike.

Dy nëna, Alexis Smith dhe Dominique Zanders thanë se fëmijët e tyre kanë pirë padashje nga pija alkoolike që një shok klase në Grand River Academy, Livonia mori me vete.

5-Year-Old's 'Woozy' After Drinking Margaritas At School

Sipas mediave të huaja, shoku i klasës thuhet se ka hedhur pijen alkoolike në gotat e fëmijëve në kohën e pushimit, teksa fëmijët e tjerë hanin.

Smith tha se fëmija i saj kishte pirë disa gllënjka nga “Jose Cuervo margarita”, ndërsa shtoi se më pas djali i saj ndihej i lodhur.

Ndërkohë, nëna tjetër tha se vajza e saj ndihej e trullosur, duke shpjeguar se fëmijët e tyre mendonin se ishte lëng frutash dhe ndaj e pinin.

A class of kindergartners accidentally drank tequila during snack time at a Michigan school

Megjithatë, pija doli të ishte diçka shumë më e fortë.

Kuptohet që pas kësaj prindërit ishin të zemëruar, por jo me fëmijët pasi ata duan të dinë se si mund të ishte parandaluar incidenti dhe të merren masa.

5-Year-Old's 'Woozy' After Drinking Margaritas At School

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit