Elisa Spiropali flet për shqiptarët e varfër e veshur me xhaketë BALMAIN 2000€?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.04.2022, 00:18

E ftuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, në pamjen e ministres së Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ra në sy ngjyra e kuqe e ndezur.

Teksa ajo fliste për ndihmën që i ka dhënë qeveria shqiptarëve të varfër, të gjithë sytë u fokusuan tek xhaketa fine ngjyrë e kuqe që mbante veshur.

Padyshim që ishte i dallueshëm materiali i shtrenjtë dhe çmimi i kripur i një xhakete të tillë. Me një hulumtim të thjeshtë, xhaketa që mbante veshur mbrëmjen e sotme i përngjan markës së shtrenjtë të veshjeve Balmain.

Duket se modeli i njëjtë i kësaj xhakete kushton 2100€ në faqen zyrtare të firmës ndërkombëtare luksoze të përdorur nga VIP-at botërorë.

Nëse Spiropali do shiste xhaketën e saj, do nxirrte nga varfëria një familje të varfër për të paktën disa muaj e jo të zgjidhte të predikonte politikat e qeverisë medemek për minimizimin e saj në ekranet shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit