Ronaldo shënon supergol në stërvitje, tifozët e thumbojnë: Bëje në ndeshje zyrtare

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 15.04.2022, 08:55

Tifozët e Manchester Unitedit e kanë kritikuar klubin për publikimin e një videoje të Cristiano Ronaldos duke shënuar një gol në stërvitje, ndërkohë që kanë kërkuar fokusin në fitimin e ndeshjeve. "Djajtë e Kuq" janë aktualisht në vend të shtatë në Premier League dhe e kanë regjistruar vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit duke vazhduar me sezonin e pakënaqshëm. Në video shihet Ronaldo, ku pasi kalon Hannibal Mejbrin, shënon gol të bukur në stërvitje. Tifozët kanë reaguar shpejt në rrjetet sociale duke ripërsëritur se ekipi i Ralf Rangnick duhet të përqendrohet te ndeshjet zyrtare dhe jo të shpërndajë video nga stërvitjet.

“Ja po shkojmë sërish me video dhe fotografi nga stërvitjet. Hiqni dorë nga këto gjëra pa lidhje”; “Nuk na nevojitet kjo. Na duhet rezultate”; “Kjo është stërvitje, kërkoni të shënojë gola në ndeshjet e vërteta, do ta shihni. Absolutisht asgjë”, janë disa nga reagimet e tifozëve në Twitter. Kujtojmë që Ronaldo është golashënuesi më i mirë i Unitedit këtë sezon me 18 gola në të gjitha garat, megjithatë ai është kritikuar që nga rikthimi duke u konsideruar se nuk është zgjidhja që nevojitet në Old Trafford.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit