Mirësevini në Shqipëri/ Aty ku vjehrra fshin me fshesë gjakun e nuses ndërkohë që jep intervistë në TV

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.04.2022, 21:54

Një ngjarje e rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit tronditi sot opinioni publik. Xhevahir Hoxha 61 vjeç, vrau me thikë bashkëjetuesen e të birit, 30 vjeçaren Merushe Hazizi. Më pas vrasësi kreu dhe një krim të fundit, vrau veten. Ndoshta po të kishte bërë këtë të fundit si veprim të parë, tragjedia nuk do të kishte marrë këto përmasa. Gjithsesi për ta përmbledhur, Xhevahiri duket se nuk e duronte dot faktin se i biri kishtë lënë gruan më një fëmijë dhe kishte filluar të bashkëjetonte më 30 vjeçaren Merushe Hazizi, e cila nga ana e saj kishtë lënë të shoqin me tre fëmijë. Për këtë shkak i biri dhe Merushja kishin shkuar të jetonin me qira në Vlorë por ishin kthyer para një jave që të banonin në shtëpinë e prindërve. Duket se ky kthim i ka acaruar akoma më tej marrëdhëniet derisa sot ndodhi ngjarja e rëndë.

Por nëse një numër i konsiderueshëm mediash u fokusuan thjesht në ngjarjen e mësipërme, pothuajse askush nuk foli për makabritetin e vërtetë të kësaj ngjarje. Cili është do thoni ju? Horrori i vërtetë në këtë mes është fakti se e shoqja e vrasësist dhe njëkohësisht vjehrra e viktimës, po lante dyshemenë nga gjaku a thua se kishte të bënte me diçka krejt normale. Të gjithë këtë e bënte ndërkohë që po jepte intervistë në TV.

Është vërtetë e frikshme se si një person mund të lajë gjakun me leckë si pa gjë të keq, të ketë kohë të japë intervistë për gazetarët në një kohë që një grua vetëm 30 vjeç, nënë e tre fëmijëve u vra. Jo vetëm kaq por qetësia e veprimit është e denjë për një film horror, duke menduar këtu se edhe vetë burri i saj humbi jetën duke u vetëvrarë. Duket se vrasja ishte diçka krejt normale, a thua se nuk kemi të bëjmë më njerëz. Nuk dihet ndërkohë se ku kanë përfunduar reagimet e pseudo aktivistëve pro të drejtave të grave, të cilët duket se më shumë se çdo gjë tjetër janë të interesuar për të marrë paratë e donacioneve të Europës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit