Oligarkja e krimbur në para Vilma Nushi u vjedh shqiptarëve edhe 7 mijë lekëshin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.04.2022, 11:52

Nëse kur lexuat titullin e këtij lajmi menduat se thjesht po ironizojmë vjedhjen e madhe që i ka bërë popullit oligarkja e Shëndetësisë Vilma Nushi, menduat gabim.

Ky artikull tregon se si në mënyrë të pamëshirshme e deri në palcë-shteruese, kjo oligarke e fuqishme nuk i ka kursyer popullit as 7 mijë lekë të vjetra, ekzaktësisht 704 Lekë të reja.

Mbase është e vështirë të përceptohet nga popullit grykësia e Nushit, pasi shumë do mendojnë se si pikërisht kjo grua zotëruese e një koncesioni me vlerë marramendëse gjëmon 7 mijë lekëshat e popullit të varfër.

Një sistem i tillë zhvatës i implementuar në Shëndetësi ka bërë që Vilma me shumë kolegë të tjerë të bëhen të artë në kurriz të popullit, perla të tilla do të shikoni shumë.

Kompania e Vilmës, Trimed shpk të cilën e ka kaluar në emër të nipit qejfli Endrit Hido për të fituar tendera publikë, edhe atë 7 mijë lekëshin e ka përfituar në mënyrë të paligjshme.

ENDRIT HIDO, VILMA NUSHI

Pra kur shteti e favorizon oligarken edhe në shumat minimale të tenderave, kini parasysh se përpjekjet e saj për të fituar ato me vlerë të majme janë 0, thjesht një fjalë goje.

Nushi, zotëruese e koncesionit korruptiv të Check Up-it për të cilin ka përfituar 6.5 MLN € nga taksat tona edhe pa kryer shërbimet e përcaktuara në kontratë, me vlerë totale 60 MLN $ nuk i fal Buxhetit të Shtetit as 704 lekëshin.

Në disa lote të Spitalit të Sarandës, nipi Endriti ka përfituar disa shuma që variojnë nga 704 Lekë- 44.000 Lekë të reja në shkelje të Konkurrencës. Një rast i tillë është e paqartë nëse duhet konsideruar grykësi e frikshme e oligarkëve apo qesharake në kufijtë e së trishtës, por fatkeqësisht është realiteti.

Nushi ende nuk është vënë nën hetim nga SPAK për abuzimin me koncesionin e Check Up dhe zhvatjen që i ka bërë parave me djersë të qytetarve shqiptarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit