Greva në arsim vazhdon edhe sot

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.04.2022, 08:46

Në shkollat fillore dhe të mesme dhe në kopshte sot do të vazhdojë greva e të punësuarve e cila filloi dje. Greva është e organizuar nga Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), të cilët kërkojnë rritjen e pagave në veprimtaritë e arsimit dhe mbrojtjes së fëmijëve.

Që të gjendet zgjidhje, është paralajmëruar takim i ri midis sindikatës dhe përfaqësuesve qeveritarë, i cili me siguri do të mbahet sot ose nesër.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov, dje tha se janë të gatshëm që të vazhdojnë bisedimet me ekzekutivin me qëllim gjetjen e zgjidhjes për pagat në sektorin e arsimit, me çka do të ndërpritej greva.

“Rreth bisedimeve për të cilat presim ftesë gjatë ditës, kuptohet ne jemi në dispozicion. Kryesia e SAShk-ut që tani nëse duhet mundemi të shkojmë në bisedime. Jemi në disponim që peshën e argumenteve tona edhe njëherë t’i prezantojmë para kompetentëve, t’i bindim se me të vërtetë këtë që e kërkojmë ka bazë, të gjejmë zgjidhje të përbashkët”, deklaroi Nedellkov.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit