Pasi shoferi iu gjet me plumb në kokë, Pirro Vengu i jep tenderin e majmë paraardhësit të tij

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.04.2022, 22:26

Vetëm pak ditë më parë një ngjarje e pazakontë tronditi opinionin. Shoferi i drejtorit aktual të Autoritetit Portual Durrës, u gjet pa jetë me një plumb në kokë brenda makinës së punës dhe shumë larg banesës së tij. Por megjithatë, ndonëse një ngjarje e tillë bëri bujë për shkak të rrethanave misterioze të ngjarjes, duket se drejtori Pirro Vengu nuk e prishi aspak terezinë dhe vazhdoi me tenderat e tij të dyshimtë.

Madje në rastin konkret i theu të gjitha limitet, pasi shpalli fitues pararadhësin e tij, ish-drejtorin e Autoritetit Portual Durrës, Artjan Qirici. Ky i fundit ka qenë në këtë detyrë deri në muajin shkurt të vitit 2018. Por për cilin tender bëhët fjalë? Le ta shohim më konkretisht. Mësohet se Autoritetit Portual Durrës ka organizuar tenderin me numër reference REF-16668-12-29-2021 dhe me objekt “Blerje pajisje profesionale FSPD, PMNZH dhe polumbarët”.

Fondi limit i tij është 8,188,300 lëkë të reja pa TVSH ose rreth 90 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duke studiuar dokumentacionin e tenderit fillojnë të dalin në pah edhe çuditë. Kështu shikohet se fituese është shpallur kompania “DURRËS SHIPCHANDLER & AGENCY” me ofertë 7,491,250 lëkë të reja pa TVSH ose rreth 90 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo kompani jo vetëm që nuk është ajo që ka ofruar vlerën më të ulët, por vihet re se pronari i saj është shtetasi Artjan Qirici, ish-drejtori i të njëjtit institucion që po organizon tenderin në fjalë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit