Para dy muajsh i helmonte masivisht, Pjerin Ndreu hedh 20 MLN Lekë për të sterilizuar qentë e Lezhës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.04.2022, 18:02

Vetëm pak muaj më parë, mediat denoncuan një masakër që Bashkia Lezhë po u bënte qenve të bashkisë duke i helmuar masivisht.

Ishte një vajzë e cila për redaksinë e JOQ Albania tha se shpëtoi njërin prej tyre nga helmimi, por fatkeqësisht 20 të tjerë kishin ngordhur nga helmimi.

Në mënyrë të dyshimtë, kjo bashki ka hapur një tender me vlerë 20 Milion Lekë për shërbimin e mbajtjes nën kontroll të qenve endacakë.

Pas një hulumtimi të redaksisë së JOQ Albania, rezulton se ky tender është i shpallur me Flamur të Kuq për Mungesë Konkurrence.

Fitues është shpallur personi fizik Irisa Kaceli, e cila sipas të dhënave në QKB rezulton në fushë veprimtarie si farmaci veterinare.

Në specifikat e tenderit specifikohet sterilizimi dhe matrikullimi i kafshëve endacake, por sa do të zbatohet ky tender kur vetëm dy muaj më parë Bashkia i helmonte qentë?!

A do shpenzohen paratë publike për objektivin e shkruar, sidomos kur i janë dhënë një personi të vetëm dhe a janë të sigurt qentë endacakë të Lezhës në duart e kryebashkiakut?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit