Shqipëria në luftë/ Ardian Çela i OSHEE hedh 10 MLD nga paratë e popullit për kabina elektrike inteligjente

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.04.2022, 21:03

Shqipëria është në kohë lufte thotë kryeministri, por pavarësisht kësaj, tenderat me vlera të frikshme nuk ndalen. Asnjë koncesion nuk anulohet, teksa qeveria mban të neutralizuar emocionalisht shqiptarët me 3 mijë lekëshin në muaj e duke luajtur gjiganti-shkurtabiqi me çmimet e shportës ushqimore dhe ato të karburanteve.

Skandali i radhës në fushën e Prokurimeve Publike është një tender me vlerë marramendëse prej mbi 10 MILIARD LEKËSH PA TVSH i hapur nga Ardian Çela i OSHEE.

Tenderi i shërbimeve mbi kufirin e lartë monetar ka si objekt: “F.V dhe Instalim te sistemit te Matjes Inteligjente ne Kabinat Elektrike te OSSH sh.a, SoftWare – t dhe integrimet e tyre ne platformen MDMS (Mater data mangement system”. Ky tender ka të bëjë me instalimin e sistemit të matësave inteligjentë në kabinat elektrike të OSSH. Pra kthimi i tyre në një metodë dixhitale për t’i bërë më thjesht të lexueshme për punonjësit.

Ky tender do i kushtojë taksapaguesve shqiptarë mbi 10 MILIARD LEKË pa TVSH.

Ky lloj tenderimi, jo vetëm ngre dyshime për mënyrën e menaxhimit nga shteti, pasi është lehtësisht i modifikueshëm, por ngre dyshime edhe në vëetetësinë e të dhënave që do të pasqyrohet në faturat e shqiptarëve në fund të muajit.

Nëse jeni skeptikë për llogaritë që bën OSHEE, rikujtoni skemat e pagimit të energjisë gjatë kohës së pandemisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit