Skandali/ Erion Veliaj prish parkingun publik për betonieret e kullës që po ndërtohet tek “Ish-ekspozita”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.04.2022, 16:42

Babëzia e Erion Veliajt nuk ka fund dhe dëshira për të shkatërruar Tiranën, është aq e madhe sa ai mund të bëjë çdo gjë kundër qytetarëve që jetojnë në kryeqytet. Së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur disa denoncime në lidhje me një nga kullat e radhës që po ndërtohet pranë zonës së “Ish-ekspozitës”.

Siç shihet edhe nga pamjet, vendin e kullës e kanë rrethuar disa mjete ndërtimi, të cilat po bëhen gati për hedhjen e betonit.

Mirëpo, në vendet ku duhet të rrinjë betonierët dhe mjetet e tjera të ndërtimit është parking publik, për rezidentët e zonës, të paktën kështu ka qenë para një jave, sepse një ditë të diele vendosën tabelat e ndalim qëndrimit, pikërisht për t'i bërë qokën atij që po ngre kullat.

Lidhur me këtë Erion Veliaj ka urdhëruar Ermal Kapllanin, që të udhëzojë policinë bashkiake, që fillimisht të vendosë gjoba dhe më pas nëse nuk kanë efekt gjobat, të përdoret metoda e heqjes së makinave me karrotrec. E theksojmë, e gjitha në shërbim të kullës.

Dhe kështu është vepruar. Policia bashkiake ka filluar që të heqë automjetet me karrotrec, që në vendin e tyre të rrijnë betonieret.

Qyetarët shprehen se janë ankuar disa herë për këtë situatë por asgjë nuk ka ndryshuar. E thënë shkurt, gjithë banorët bashkë janë të pafuqishëm ndaj atij që po ndërton kullën, i cili me shumë mundësi, ia ka mbushur xhepat me para Erion Veliajt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit