Aksidenti me 1 viktimë dhe 4 të plagosur në Fushë Krujë, 6-vjeçari në gjendje të rëndë tek Trauma

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.04.2022, 12:46

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë, ku një automjet doli nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës. Si pasojë e aksidentit humbi jetën një 82-vjeçare, ndërsa përfunduan në spital 4 të tjerë. Ndërkohë, tashmë burime për media bëjnë me dije se një 6-vjeçar i cili mbeti i lënduar në aksidentin tragjik është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndër të tjera, raportohet se personat e tjerë të plagosur fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak. Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, shtetasi A. B., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit