“Faleminderit të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, Marku e nis intervistën në gjuhën shqipe

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 03.04.2022, 08:15

Florian Marku vazhdon me sukseset e jashtëzakonshme në sportin e boksit. Shqiptari mbledh tifozë si pakkush tjetër në arenat e boksit në Angli dhe mbështetja e madhe e shqiptarëve e ka shtyrë boksierin në rrugëtimin e tij në ringut profesionist ku ai është bërë një emër i njohur në peshën velter.

Ndaj nuk ishte rastësi që pas suksesit të 11 në karrierë, Marku i kushtoi pikërisht mbështetësve të tij shqiptarë që nuk reshtën një moment brohoritjet, përshëndetjet e para në gjuhën shqipe, edhe pse po fliste për “Sky Sports” britanik që organizonte eventin e djeshëm në Njukasëll.

Marku tha:

Faleminderit të gjithë shqiptarëve kudo që janë”.

Ky ishte masazhi i tij që mori brohoritjet e radhës nga salla e cila u ndez falë duelit të boksierit shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit