Erion Veliaj harxhon 1.3 miliardë për të blerë bitum te firma me ofertën më të lartë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.03.2022, 22:28

Ujku, ujku, por ndërkaq urithi të bën gjëmën... Kështu është një shprehje popullore, e përshtatur me situatën. Nëse këto ditë të gjithë janë fokusuar të afera e inceneratorëve dhe në arrestimet e kërkuara së fundmi nga SPAK, dikush tjetër në hije vazhdon të organizojë tendera të dyshimtë të cilët për habi SPAK-ur i rrëshqasin pa i parë. E kemi fjalën për Bashkinë Tiranë të drejtuar nga Erion Veliaj.

Ky institucion ka bërë atë që di të bëjë më mirë, të bëjë tendera të dyshimtë, e në rastin konkret të shpallë fituese kompaninë me vlerën më të lartë. Tipike e lalit, apo jo? Por le t’i shohi gjërat më konkretisht. Bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-19073-02-08-2022 dhe me objekt “Blerje bitumi”. Fondi limit i tij është 106.575.000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.3 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Shikohet se në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, përkatësisht RESULI – ER SHA me ofertë 106.575.000 lekë të reja pa TVSH dhe TRIOS SHA me ofertë 98.000.000 lekë të reja pa TVSH. Natyrisht një mendje normale do të mendojë se fitues do të shpallet firma që ka bërë ofertën më të ulët. Në çdo vend normal po, por jo në Shqipëri, e aq më pak në Bashkinë Tiranë. Sepse në realitet ka ndodhur pikërisht e kundërta, Veliaj ka shpallur fituese firmën me ofertën më të lartë. Pikërisht firmën RESULI – ER SHA në pronësi të shtetasit Eduart Resuli.

E bukura është se nuk bëhet fjalë për ndonjë diferencë dosido, por për plot 102 milionë lekë të vjetra me TVSH. Jo vetëm kaq por vlera fituese e kompanisë RESULI – ER SHA është 100% identike me fondin limit të tenderit, një rast ky më shumë se i dyshimtë. Ndoshta ka ardhur koha që SPAK t’i kthejë sytë dhe nga Veliaj dhe të mos merret vetëm me peshqit e vegjël.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit