1 vit nga vdekja e Arjan Salës, e shoqja: E pres ende tek dera, dua t’i hekuros rrobat e të gatuaj për të

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.03.2022, 10:50

U bë një vit që nga ndarja nga jeta e të riut Arjan Sala, 31-vjeccarit i cili sakrifikoi veten për të shpëtuar 25 persona të cilët rrezikoheshin nga flakët që përfshinë një qendër tregtare në Tiranë. Ai kujtohet si një hero, teksa shtohet dhimbja që familjarët e të ndjerit kanë për Arjan Salën, personin e dashur të jetës së tyre. E shoqja e Arjan Salës, Merita tregon mes lotëve se si po e rrit e vetme djalin e tyre 4-vjeçar. E veja e 32-vjeçarit thotë se ende e pret sikur të ishte gjallë.

Merita Sala:

Unë ende pres, pres që të vijë e të trokasë në derë, të futet sërish mes nesh, të kthehet tek unë. Që t’i hekuros rrobat e të gatuaj për të. Unë dal tek dera në të njëjtën orë dhe pres që ai të shfaqet, njësoj ai atëherë kur kthehej nga puna….

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit