Peker krenohet me më shumë se 1,6 milionë ndjekës në Facebook, gati një milion ndjekës në Instagram, më shumë se 215,000 në Tëitter dhe gati 100,000 në YouTube.
Në vitin 2016, ai u përball me gjyqin për një kërcënim kundër një grupi akademikësh të cilët kishin nënshkruar një peticion ku kërkohej t’i jepej fund konfliktit gati katër dekadash midis forcave qeveritare dhe Partisë ilegale të Punëtorëve të Kurdistanit, PKK.
“Ne do të derdhim gjakun tuaj në lumenj dhe do t’iu lajmë në gjakun tuaj,” tha Peker në një porosi të postuar në llogaritë e tij të mediave sociale. Një gjykatë liroi Pekerin për çdo prapësi të tij në korrik të vitit 2018.
Ai po ashtu i ka targetuar edhe kundërshtarët e qeverisjes gjithnjë e më autoritare të Erdoganit. Në korrik 2017, ai kërcënoi të varet nga shtizat e flamujve dhe pemët çdo anëtar të lëvizjes Gulen i akuzuar nga autoritetet për krijimin e një grushti shteti të dështuar një vit më parë
Por ai filloi të bëhet i padëshirueshëm dhe në vitin 2019 Peker njoftoi se ishte vendosur në Malin e Zi për qëllime arsimi dhe biznesi. Njëkohësisht Peker hodhi poshtë deklarimet se një urdhër arresti ishte lëshuar kundër tij.
“Unë nuk kam ikur nga Turqia, jam vendosur jashtë vendit,” shkroi Peker në faqen e tij të internetit.
Për herë të fundit Peker e vizitoi Turqinë në vitin 2020 por u detyrua të priste për orë të tëra nga policia kufitare në aeroportin e Stambollit. Në atë kohë, Peker lëshoi akuza kundër dhëndrit të Erdoganit dhe ministrit të atëhershëm të Financave të Turqisë, Berat Albayrak, se e donte atë prapa grilave.
Peker, shpesh i rrethuar nga truprojet, gjithashtu kaloi kohë në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri, duke u takuar me politikanë vendas, përfshirë Enes Ibrahim, udhëheqës i Partisë së Lëvizjes Turke në Maqedoninë e Veriut, Fikrim Damka, udhëheqës i Partisë Demokratike Turke të Kosovës dhe, në Mal të Zi me Udhëheqësin e Partisë Boshnjake Munir Kolasinaq. Megjithatë, Peker ende kishte probleme me ligjin. Në janar, ai u arrestua në Maqedoninë e Veriut dhe më vonë u deportua në Kosovën fqinje pasi e tejkaloi limitin e vizës së tij 90-ditore. Në Kosovë, autoritetet i thanë BIRN se Peker kishte një leje qëndrimi të përkohshme biznesi të lëshuar në vitin 2014. Të martën, autoritetet në Maqedoninë e Veriut lëshuan urdhër arrest për arrestimin e të paktën nëntë oficerëve të policisë nën dyshimin e lëshimit të pasaportave të rreme për shtetas të huaj, mes tyre edhe Peker. Ministri i Brendshëm tha se Peker ishte pajisur me një pasaportë nën identitetin e rremë të banorit të Shkupit Djadin Ademovski.