Gjobitet Imami i Kamenicës pasi lejoi shumë besimtarë të futen në xhami

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.04.2021, 16:51

Në Kosovë që nga 7 prilli kanë hyrë në fuqi masa të reja, të cilat qeveria i ka marrë për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Ndërsa përvec mbylljes së gastronomisë për 12 ditë, janë ndaluar edhe tubimet me më shumë se 10 persona.

Ndërsa një gjobë prej 200 eurosh i është shqiptuar imamit të xhamisë në fshatin Roganë të komunës së Kamenicës, Besir Kryeziu. Siç bëhet e ditur në gjobën që ka shqiptuar Policia e Kosovës, imami është dënuar pasi që brenda xhamisë ishin më shumë se 100 persona, ndërsa në tërësi në faljen e drekës, apo të xhumas kanë qenë 200 persona.

Për këtë ka reguar vet imami Besir Kryeziu duke e quajtur këtë veprim me standarde të dyfishta.

“Të nderuar xhematlinj, sot ndodhi një akt i shëmtuar nga policia e Kamenicës. Unë si imam i fshatit Roganë, u dënova sot për shkak se kisha në xhami më shumë se 10 xhematlinj. Në xhami me dy standarde, në zgjedhje s’vlejnë masat, nuk vlen as pandemia. Deri dje, nuk kishte kurrfarë masash, ani pse virusi ishte prezent. Unë i kam njoftuar xhematin, andaj edhe nuk mbaj përgjegjësi.Jam këtu për të falur namazin, jo për ta ruajtur derën e xhamisë se kush hyn e del!”, ka shkruar në adresë të IndeksOnline, imami Kryeziu.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit