Vuçiqi mohon gjenocidin serb në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.04.2021, 16:37

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur sot rreth deklaratës së ambasadorit gjerman në Beograd, se bombardimi i Jugosllavisë ka qenë i nevojshëm për të parandaluar gjenocidin serb në Kosovë

Derisa ka thënë se është i bindur që s’ka pasur qëllime për gjenocid dhe se sipas Vuçiqit askush s’ka arritur ta provojë që ka pasur përpjekje për gjenocid, shkruan Kosovo Online. Kreu i shtetit serb tutje ka thënë se për atë çfarë ka ndodhur në vitin 1999 të gjithë kanë pikëpamje të ndryshme. “Të gjitha 19 shtetet që morën pjesë në bombardime kanë të njëjtin shpjegim. Ambasadori Schieb s’ka thënë diçka ndryshe. Unë e njoh atë si njeri që ka sjellë investime këtu dhe që e do Serbinë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se Schieb në ato momente është dashur të përgjigjej në vijë me politikën gjermane.

“Nuk më shkon mendja ta fyej personalisht, sepse ai nuk e meriton”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb tutje theksoi se ndonjëherë është mirë të dëgjohen deklarata të tilla, sepse mund të shihet se çfarë mendojnë në të vërtetë ata që morën pjesë në bombardime për gjithçka që ka ndodhur.

“Është detyra jonë të përgjigjemi dhe të themi se nuk është e vërtetë, t’i shohim gjërat ndryshe. Ne duhet të punojmë dhe të bashkëpunojmë me Gjermaninë, e cila është partneri kryesor tregtar i Serbisë. Nuk është vetëm çështja e parave, por edhe e ndryshimit në vend. Është detyra jonë të themi me çfarë pajtohemi dhe çfarë jo, ne mbrojmë me krenari pozicionin tonë, por gjithashtu të kërkojmë të ruajmë integritetin e atyre që janë miq, e jo të bëjmë armiq të atyre që janë miqtë tanë “, përfundoi Vuçiq.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit