Lajmi se Kosova ka siguruar vaksina Pfizer, i rrejshëm?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.04.2021, 12:49

Në media dje u dha një lajm, i cili për burim pati një portal nga Presheva, se Kosova ka arritur të sigurojë 200 mijë vaksina Pfizer, dhe se nga java e ardhshme do të fillojë vaksinimi masiv i qytetarëve. Por, ky lajm është demantuar sot nga zyra për media e Vetëvendosjes.

Arlind Manxhuka, zëdhënës i kësaj paritë, këtë lajm e ka cilësuar si fake news, duke aluduar edhe në tendencë të mediave që e kanë publikuar.

Ai ka thënë se ky lajm është nxjerrë në media të caktuara me qëllimin që të krijohen pritje te qytetarët, e pastaj të kthehet në sulm ndaj qeverisë Kurti.

“Ky është rasti tipik se si shtyhet përpara një lajm i rremë (fake news). Artikullin në linqet dhe fotografitë më poshtë do ta shihni se është identik, madje është marrë direkt pa u ndryushuar fare nga ata që e kanë nisur këtë fake news. Disa ditë janë përpjekur edhe në portale të tjera por në fund kanë arritur ta nxjerrin vetëm në këto. Një portal ka dërguar pyetje mbi këtë lajm dhe është demantuar, dhe si rrjedhojë nuk ka dalur si lajm, por në këto të tjerat po. Ky nuk është vetëm informacion i rremë, por artikull i përgatitur plotësisht. Duan të krijojnë pritshmëri për t’u kthyer në sulm ndaj qeverise”, ka thënë Manxhuka.

Zëdhënësi i VV’së, ka akuzuar partitë politike rivale, si shtytës të këtij lajmi.

“Sikur shumë herë të tjera edhe kësaj radhe ky fake news vjen direkt nga një parti politike, e cila dëshiron të gënjejë dhe ndikojë opinionin publik. Së bashku me dekonspirimin e lajmit dhe personave që e kanë shtyrë atë po dalin në pah edhe mediumet e lidhura ngusht me regjimin e vjetër, normalisht ende jo të gjitha. Për fund, nëse ju nuk e dini që ne dimë, atëherë ja ku po ju themi”, ka thënë në fund Manxhuka.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit