Ish deputetja e PDK-së, që ditë më parë kaloi në VV, Adelina Grainca ka thënë se këto ditë emri i saj dhe i familjarëve të saj është lakuar në një pretekst siç thotë ajo, shpifës.
Në një shkrim në Facebook, Grainca ka thënë se axha i saj që është përmendur si personi që ka bërë pazare me Albin Kurtin, është për të “prind e shok i ngushtë”.
“Këto ditë emri im dhe i familjarëve të mi u lakua vazhdimisht me pretekst krejtësisht shpifës! Luli për mua nuk është vetëm xhaxhi im, por edhe prind e shoku im më i ngushtë, mbështetja më e madhe që unë kam. Publikisht sikurse para zgjedhjeve e edhe tani, do e falënderoja për të gjitha, do të të bëj krenar ty dhe gjithë familjen duke punuar përherë në të mirë të vendit tonë”, ka shkruar e njëjta.