JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Deklarata e fortë e kontrollorit të Rinasit: Po na arrestojnë një nga një, sikur jemi në shtetin e Erdogan!
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 07/04/2021 23:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Andel Trebicka, njëri nga kontrollorët në aeroportin e Rinasit, të cilët kanë pezulluar punën dhe janë futur në grevë për pagat, ka deklaruar se policia po i arreston një e nga një kolegët e tij. Trebicka tha në "Opinion" se kolegët e tij e kanë njoftuar se po thirreshin në polici një nga një. "Po na arrestojnë një nga një, sikur jemi në shtetin e Erdogan"– tha ndër të tjera Trebicka. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për situatën e ndodhur në aeroportin e Rinasit. Deri më tani është shoqëruar në polici njëri prej kontrollorëve Muhni Mezini, dhe kontrollorja Flora Ndreca, e cila u ndalua sapo doli nga emisioni "Opinion" ku ishte e ftuar për të dhënë dëshminë e saj mbi atë që po ndodhte në Rinas.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?