Mirlinda Karçanaj nuk i ndahet as Grigor Jotit, “i fal” 350 milionë të tjera për Administratën Publike

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.04.2021, 23:07

Grigor Joti është njëri ndër biznesmenët që ka fituar një llokmë mjaft të madhe nga tenderat e organizuara nga AKSHI, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Vlen të përmendet se vetëm në 5-6 vitet e fundit Grigor Joti ka përfituar rreth 50 milionë euro tendera nga shteti, një pjesë të mirë të të cilave të marra nga Mirlinda Karçanaj dora vetë.

Këto para janë marrë vetëm nëpërmjet “INFOSOFT SYSTEMS”, që është vetëm njëra nga shumë kompanitë e grupit të tij. Nëse përfshijmë edhe kompanitë e tjera ku ai është aksioner, kjo vlerë rritet akoma më tepër. Megjithatë duket se këto shifra nuk janë bërë aspak pengesë që Mirlinda e AKSHI-t të vazhdojë t’ japë përsëri tendera të majmë në shifra të larta. Rasti më i fundit është ai i një tenderi që ka lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore të Administratës Publike. Do thoni ju, gjithë këto para nevojiten për ta ngritur sistemin nga e para, pra nga hiçi? Në fakt jo, pasi bëhet fjalë vetëm për mirëmbjatje. Dihet tashmë se tenderat për mirëmbajtje janë ata nëpërmjet të cilëve është shumë më e lehtë të realizohen abuzime.

Më konkretisht, tenderi mban numrin e referencës REF-86836-02-12-2021 dhe objekti i tij është “Mirëmbajtje e sistemit të menaxhimit të burimeve njerëzore të administratës publike (HRMIS) – për Departamentin e Administratës Publike”. Në këtë tender kanë marrë pjesë vetëm 3 kompani, por të treja kanë ofruar vlera thuajse identike. Ky është një fakt tepër dyshues i cili në literaturën ndërkombëtare të tenderave sinjalizon për parregullsi dhe për fitues të paracaktuar. Në këtë tender, INFOSOFT SYSTEMS ka ofruar ofertën e tij në bashkëpunim me një tjetër kompani e cila ka lidhje me Grigor Jotin, përkatësisht “IkubINFO”.

Ky bashkim operatorësh ka fituar me vlerën e ofruar prej 29,100,000 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 350 milionë lekë të vjetra me TVSH. Vihet re me mjaft dyshim edhe afërsia tepër e madhe e vlerës fituese më vlerën e fondit limit. Ky i fundit është 31,500,000 lekë të reja pa TVSH (ose rreth 378 milionë lekë të vjetra nëse llogarisim edhe vlerën e TVSH). Me një llogari të thjeshtë, vlera fituese është sa 92.38% e fondit limit. Pra për ta përmbledhur, ka dyshime se fituesit kanë qenë të paracaktuar dhe se Mirlinda thjesht ka shërbyer edhe në këtë rast si shpërndarëse qokash.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit