JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E rëndë në Tiranë! 50-vjeçari vetëplagoset me armë zjarri
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 07/04/2021 22:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën "Josif Pashko" ku një person është vetëplagosur me armë zjarri. Shkaqet se si ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta. Ndërkohë sipas njoftimit të policisë, mësoet se bëhet fjalë për një shtetas ende të paidentifikuar, rreth moshësh 50 vjeç. Ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.04.2021, rreth orës 21:35, në rrugën “Josif Pashko”, është vetëplagosur dyshohet me armë zjarri një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?