JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bllokimi i aeroportit/ Flet kontrollorja: Shkak u bë arroganca e qeverisë ndaj zërit tonë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 07/04/2021 20:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme u mbyll totalisht Aeroporti i Rinasit, për shkak të grevës së kontrollorëve të cilët shprehen se ministrja Belinda Balluku dështoi të arrinte një marrëveshje me ta. Njoftimi u bë me dije nga ICAO, Autoriteti Ndërkombëtar i Fluturimeve dhe të gjitha fluturimet nga ky aeroport janë pezulluar deri në orën 10:00 të ditës së nesërme. Punonjësit janë larguar nga puna dhe kanë vendosur të mos kthehen derisa t’u plotësohen kërkesat. Ata shprehen se kjo protestë ka ardhur pasi disa kolegë të tyre u pushuan nga puna në mënyrë të padrejtë. Ndërkohë, në lidhje me këtë ka folur për Ora News edhe një nga kontrolloret e Albcontrol, e cila shprehet se janë njoftuar zyrtarisht për heqjen nga puna dhe se nuk janë pretendimet e tyre ashtu siç mendon ministrja Balluku. Si arsye të gjithë kësaj, ajo përmend arrogancën e qeverisë ndaj zërit të tyre.

Ajo tha:

Situata ka ndodhur dje, pas mbarimit të turnit të parë, normalisht fillojmë në orën 07:00 dhe mbarojmë në orën 14:00. Në 13:45, ne bashkë me supervizoren e turnit, që ishim një grup prej 5 kontrollorësh bëmë paaftësinë e përkohshme duke pasur parasysh që jemi stresuar dhe ne realisht kur jemi të stresuar nuk duhet të punojmë, në bazë të rregulloreve që ne punojmë. Këto ju dorëzuan eprorit tonë, u nisëm për të ikur në shtëpi dhe marrim telefonata për kthim në punë, kthehemi dhe zyrtarisht më lajmërohet që jam për zgjidhjen e kontratës individuale të punës. U kërkova cila është arsyeja, nuk kishin një arsye reale dhe refuzova të firmosja, ndërkohë thirret dhe supervizori i turnit, me të njëjtën procedurë pushohet dhe ai.Ndërkohë për zgjidhjen do thirremi në datën 12 ora 10:00 dhe nëse do kemi ndonjë pretendim. Zonja Balluku pretendon këtu që nuk ka shkëputje nga puna, janë pretendimet tona por unë i kam të gjitha me e-mail. Fillimisht u njoftuan 5 persona, por zyrtarisht me e-mail jam njoftuar vetëm unë dhe supervizori i turnit. Belinda Balluku pretendon që ne nuk jemi hequr, deri tani na kanë hequr dhe nga grafikët e punë dhe nuk figurojmë në asnjë vend pune të Albcontroll. Ne jemi 65 kontrollorë, nga të cilët një pjesë jemi aktivë ka dhe një pjesë administrativë, ndërkohë që nga dje në orën 14;00 të gjithë kontrollorët në shenjë solidarizimi erdhën dhe bënë paaftësinë e përkohshme. Që në atë moment ka pasur ngërç kush do punonte në sallat operacionale. Unë kam filluar në Albcontrol që në 2002 dhe marr pak më shumë se një operator i ri, mund të tregoj që në këto momente që flasim rroga ime është 156.860 mijë letë, pas shkurtimit. Më parë rroga ime shkonte diku te tre milion të vjetra. Unë nuk e di se ku i gjen zonja Balluku shifrat, këto janë shifra reale lehtësisht të verifikueshme. Kjo nuk bëhet në kuadër të fushatës. Ne jemi takuar vetëm me Presidentin e Republikës, por duke qenë se i jemi drejtuar vetë zonës Balluku, kryeministrit dhe të gjitha instancave, edhe Ambasadën Amerikane dhe nuk kemi marrë asnjëherë përgjigje. Ne nuk kemi ikur për rrogën, pro ka qenë arrogancëa që qeveria ka treguar ndaj zërit tonë. Takim i fundit ka qenë në 12 qershor ku ministra Balluku na lajmëroi me një e-mail që mos merremi me çështjen e tyre, dhe që nga ai moment ne nuk kemi pasur asnjë kontakt as me drejtorin tonë. Pas ndërhyrjes së Ambasadës amerikane dhe Presidentit në na është mundësuar një takim në 16 mars, pra i bie pothuajse 10 muaj. Nuk kemi qenë në kushte të barabarta negociatash. Për t’u rikthyer në punë ne kemi vënë disa pika. E para është kthimi në punë i të gjithë kontrollorëve të hequr padrejtësisht nga puna. Dhe e dyta është anulimi i vendimit të bordit të datës 24 prill 2020. Shfuqizimi i kontratës kolektive, ne kërkojmë kontratën kolektive. Gjithashtu kemi kërkuar të kemi transparencë nga Albcontrol, ku të dëgjohemi dhe të respektohemi.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?