JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Tragjike! Automjeti godet për vdekje 7-vjeçarin në prani të prindërve
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07/04/2021 19:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 7-vjeçar ka vdekur në fshatin Rusicovc të Lipanit, si pasojë e goditjes nga një veturë në lëvizje.

Në momentin e goditjes nga vetura fëmija ka qenë i shoqëruar së bashku me prindërit e tij.

Për këtë rast policia ka arrestuar ngasesin e automjetit.

“Sot rreth orës 16:30, në rrugën Komoran – Carralevë, saktësisht në fshatin Rusinovc, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur”. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori. S.S (2014), i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti rreth orës 17:30, në QKUK, ka ndërruar jetë”, kanë njoftuar nga policia e Kosovës.

Bëhet e ditur se ngasësi i veturës është 27 vjeç.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?