JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Policia kufitare kroate ngacmon seksualisht një emigrante afgane!
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07/04/2021 16:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua nga Afganistani dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një polic kufitar i Kroacisë. Bëhet me dije se gjatë kontrollit të emigrantëve, polici ka detyruar gruan nga Afgani që të zhvishet lakuriq. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe Komisioni Evropian i cili e përshkroi aktin si një veprim kriminal, ndërsa apeloi që autoritetet kroate të hetojnë krimin.

Sipas burimeve në Këshillin e Refugjatëve, ngjarja e turpshme ndodhi natën e 15 shkurtit, në territorin kroat, disa kilometra nga qyteti boshnjak i Velika Kladusha. Përmes një deklarate, gruaja është shprehur se ajo u përpoq të kalonte kufirin bashkë me një grup prej katër personash përfshirë edhe dy fëmijë, por sipas dëshmisë së saj, ata u ndaluan nga një oficer i cili dyshohet se veç dhunës seksuale u ka drejtuar edhe armë këtyre refugjatëve.

Dëshmia e gruas:

Ai më ofendoi dhe goditi me shuplakë një të moshuar që ishte me fëmijët. Na urdhëroi që të zbrazim xhepat dhe t’u tregojmë çantat tona. Pastaj më mori mënjanë dhe filloi të më fërkonte. Unë u mundova që të largohem, por ai më pyeti se përse, teksa unë u përgjigja se jam grua myslimane dhe se është haram. Isha e frikësuar. Ai më kërkoi të iknim në pyll. Oficeri që më preku nxori një thikë dhe ma vuri në fyt dhe më kërcënoi.

Burimi: theguardian.com/Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?