JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Adoleshentët therin njëri-tjetrin me thika, dërgohet me urgjencë në spital një 16-vjeçar
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07/04/2021 16:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak më parë është regjistruar një ngjarje e rëndë në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku pas një konflikti të çastit dy të rinj 17 dhe 16 vjeç kanë goditur me thikë një bashkëmoshatar i cili është dërguar me urgjencë në spital. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të riut si dhe arsyet e këtij sherri i cili degradoi deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 07.04.2021, rreth orës 15:15, në rrugën e “Kavajës”, në afërsi të një lokali si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit K. K., 17 vjeç dhe M. T., 16 vjeç, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale A. B, 16 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” falë reagimit të menjëhershëm kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e dy të dyshuarve si autorë të ngjarjes në Komisariatin e Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?