Një nga personat që ra në prangat e policisë në Tiranë është dhe Bujar Jaupi, i cili ka qenë ekspert mekanik i ushtrisë shqiptare. Ai u kap si pjesë e grupit që dispononte armatim të rëndë në Tiranë dhe falë njohurive të tij ishte në gjendje të modifikonte armë të ndryshme. Më parë Jaupi ka punuar pranë uzinës së riparimit të armëve të ushtrisë, por ishte përjashtuar nga ushtria. Njohuritë e tij mbi modifikimin e armëve dhe përshtatjes së silenciatorëve, Jaupi i ka vënë në shërbim të eksponentëve kriminalë dhe krimit të organizuar në vend, raporton Ora News. Jaupi u kap duke montuar një pistoletë tip “TT”, dhe në banesë policia i sekuestroi dhjetëra armë dhe një kartë të repartit ushtarak.
Mes banesave të kontrolluara është ajo e Admir Koçukut ose siç njihet ndryshe në Tiranë me nofkën “Ad Bomi”.
Shënim: Fotoja kreysore e lajmit është foto ilustruese dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.