Për shkak të një politike të re qeveritare, në Angli pritet të ndalohet përdorimi i telefonave celularë në ambientet e shkollave. Këtë lajm e ka bërë të ditur sekretari i Ministrisë së Arsimit Gavin Williamson i cili thotë se teknologjia, ndonëse është e rëndësishme, ajo ka edhe efekte negative tek nxënësit, ndaj dhe është marrë ky vendim.
Ai tha se vitin e kaluar, përdorimi i telefonave në shkollë ka ndikuar negativisht në sjelljen e nxënësve. Sipas sekretarit, telefonat shpërqendrojnë nxënësin gjatë orës së mësimit dhe i bën ata të dobët në zgjidhjen e ushtrimeve. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se pas vendimit, rreth 22 shkolla kryesore në vend kanë përkrahur këtë ndryshim, ndërsa kanë rënë dakord që të ndalohet përdorimi i telefonave celularë në ambientet e shkollave.
Bëhet me dije se përpara nisjes së mësimit, nxënësit duhet të dorëzojnë pajisjet elektronike tek mësuesit, ku këta të fundit do ti kyçin në sirtarë. Ministri i Arsimit, John Gardner, thotë se është e kuptueshme që prindërit të pajisin fëmijën me një celularë, në mënyrë që të jenë në kontakt me to, por gjatë orës mësimore këta aparate elektronikë do të ndalohen rreptësishtë.
Burimi: ladbible.com/Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania