JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Punonjësit pezulluan punën prej stresit, Balluku i fyen: Po bëni fushatë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/04/2021 13:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Menjëherë pas lajmit se aeroporti i Rinasit ka pezulluar punën dhe fluturimet pas grevëse së punonjësve, ministrja Belinda Balluku ka dalë në një deklaratë për shtyp. Që nga fillimi deri në fund të deklaratës, Balluku u hodhi fajin punonjësve se kanë pezulluar punën me pretendimin se nuk janë të aftë të punojnë, pas uljes së rrogës. Sipas saj, gevistët që kanë organizuar këtë pezullim të punës janë një grup i mirëfilltë politik, në një moment fushate. Balluku tha se kjo bëhet për të bllokuar vaksinat që do të vinin mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Rinas.

Pavarësisht se kanë zgjedhur këtë mënyrë për të operuar, kjo është një grevë e pastër në thyerje të Kodit të Punës, sepse janë arsyetuar të gjithë në të njëjtin moment, duke deklaruar paaftësi. Unë e kuptoj Sali Berishën, sepse e gjitha kjo është një organizim i mirëfilltë politik, në një moment fushate. Për shkak të fushatës elektorale dhe për shkak të të gjitha skemave politike, që po aplikohen, sot në aeroportin e Rinasit nuk do të vijnë dot vaksina, që do të vinin sot pasdite. Sot në Aeroportin e Rinasit, për shkak të kësaj fushate, brenda fushatës elektorale për të nxirë faqen e Shqipërisë, për të prishur imazhin, po ndodh dhe diçka tjetër, po afektohet e gjithë shoqëria.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?