JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Francezi u vaksinua me AstraZeneca dhe vdiq nga tromboza/ Familja padit kompaninë farmaceutike
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/04/2021 13:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Familja e një burri 63-vjeçar francez, i cili vdiq nga "tromboza të shumëfishta" pasi mori një injeksion të parë të vaksinës anti-Covid të AstraZeneca, ka bërë një ankesë kundër kompanisë për "vrasje pa dashje". Më 7 Mars, Joël Crochet, 63 vjeç, mori një dozë të parë të vaksinës AstraZeneca dhe tridhjetë minuta pas injeksionit, ai ndjeu dhimbje të forta të kyçeve dhe më pas probleme të frymëmarrjes. Të nesërmen, ai shkoi te mjeku i tij i cili përshkroi trajtimin. Një javë më vonë, shëndeti i Joël Crochet u përkeqësua papritur dhe dhjetë ditë pas injeksionit, ai u shtrua në spital dhe humbi jetën më 18 mars.

Një autopsi zbuloi disa paraqitje të trombozës në veshka, mëlçi dhe tru, tha vëllai i tij i cili kërkon shkaqet e vërteta të vdekjes së tij. Ai thotë se brenda një dite atij iu shumëfishuan problemet dhe tromboza iu shfaq në oragnet vitale deri sa u vendos në kujdesin intensiv. Familjarët e viktimës raportuan tragjedinë në Agjencinë Kombëtare të Sigurisë së Barnave (ANSM), e cila urdhëroi informacione të mëtejshme për të sqaruar shkaqet e vdekjes së tij. Ndërkohë kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që persona që vaksinohen me AstraZeneca shfaqin probleme të rënda të mpiksjes së gjakut, trombozave të rralla që në disa raste përfundojnë edhe me fatalitete.

Burimi:leparisien Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?