Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe të tjerët pritet që sot të dalin para Gjykates Themelore në Prishtinë.
“Po seanca është caktuar për datën 6 prill në orën 10:00. Kjo është bërë me vendim të gjyqtarit të rastit, Alban Ajvazi”, ka thënë ajo.
Kujtojmë se Aliu po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës kur ky ishte drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.
Mediat ishin të parat që raportuan lidhur me një rast të tillë, vetëm pak ditë pas formimit të Qeverisë Kurti.
Megjithatë, vet Aliu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, mohoi të jetë në dijeni për një aktakuzë të ngritur ndaj tij.
Mirëpo Prokuroria Themelore i ka reaguar këtij të fundit për këto deklarata, duke thënë se ai është informuar lidhur me rastin dhe se aktakuza ishte konfirmuar në qërshor të vitit 2020.