Skandaloze! U gjet “miu” në ushqim, Maqedonia largon nga tregu produktet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.04.2021, 13:24
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka lëshuar urdhër që përzierja e perimeve të ngrira “Sani fantasy – Royal Mix”, që importohen nga Serbia, të largohet nga tregu në të gjitha shitoret.

Arsye për këtë është pasi në këtë produkt që e importon “KAM DOOEL” është gjetur mi.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për shkak të dyshimit për kontaminim fizik, prani e një trupi të huaj – miut në përzierje perimesh të ngrira “Sani fantasy – Royal mix” me origjinë nga Republika e Serbisë, e importuar nga KAM DOOEL, Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë lëshoi urdhër për ndalesë të shitjes së këtij produkti dhe tërheqjen e produktit nga raftet e këtij marketi”.

“Është lëshuar urdhër për operatorin e ushqimit të bëj kontroll të këtij produkti ku është i plasuar në të gjithë territorin e vendit. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u bën thirrje konsumatorëve në qoftë se kanë blerë një produkt të tillë, ta hapin pakon para se ta konsumojnë dhe nëse gjejnë ndonjë gjësend ta kthejnë produktin në vendin ku e kanë blerë dhe ta lajmërojnë rastin në agjencinë e ushqimit”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit