JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ergys Verdho “zgjohet” nga gjumi, 4 miliard shtesë Salillarit
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02/04/2021 18:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ju kishte marrë malli për Gysin mo? Neve në fakt na kishte marrë disi, pasi u bë gati pak më shumë se një javë që nuk po jepte më tendera miliardash lart e poshtë nëpër oligarkët e zakonshëm. Me sa duket Ergys verdho, drejtori i ARRSH, thjesht ka qenë duke bërë një gjumë të lehtë pasi duket se tashmë është zgjuar dhe është rikthyer fuqishëm në “tregun e tenderave”. Kështu, rezulton se ai i ka dhënë gati 4 miliardë lekë të vjetra me TVSH kompanisë Salillari.

Këto para nuk janë për ndonjë tender të ri, por për shtesë punimesh për rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 2”. Për këtë tender i cili ka objektin e mësipërm, duke qenë se është shtesë, vlera e ofruar nga Salillari ka qenë 100% e barabartë me fondin limit. Ky tender mban numrin e referencës REF-91294-03-26-2021 dhe shikohet se është realizuar me një procedurë me negocim, pa njoftim. Sa për kronikë, vlera e saktë që Ergys Verdhi i ka mbushur xhepat salillarit është 313,399,085 lekë të reja pa TVSH. Bukur apo jo?

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?