JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Çudira kryeministrore, 300 milionë lekë për të ngrohur e ftohur Ramën
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 31/03/2021 23:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një çudi e vërtetë kryeministrore është kjo që do të gjeni në vijim. Mbi 300 milionë lekë të vjetra me TVSH parashikohet që të harxhohen nga buxheti i shtetit për të “ngrohur e ftohur” Ramën. Më konkretisht bëhet fjalë për organizimin e një tenderi nga ana e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara me objekt “Riparim, mirëmbajtje sistemi të ngrohje-ftohjeve për Kryeministrinë”.

Siç dihet tashmë prej kohësh, tenderat që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen, janë tendera kryekëput të sajuara për të shpërndarë lekët e shetit nëpër xhepat e organizatorëve. Dhe nuk bëhet fjalë aspak për pak para, përkundrazi. Kështu tenderi në fjalë, i cili mban numrin e referencës REF-91921-03-30-2021, ka si fond limit shifrën prej 27,343,934 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 300 milionë lekë të vjetra me TVSH. Pikërisht gjithë kjo llokmë e majme ka shumë mundësi të përfundojë kudo tjetër përveçse për atë që shkruhet ne objekt. Mbetet vetëm për të pritur shpalljen e fituesit dhe për të parë se cili do të jetë “fatlumi” të cilit po I bëjnë “qokën” e rradhës.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?