Grubi: Së shpejti ndërtohet Korridori i 8-të

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.03.2021, 15:36

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot në emër të Qeverisë ka nënshkruar Memorandum për mirëkuptim me kompaninë amerikane Bechtel Enka për ndërtimin e Korridorit 8-të dhe 10D.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të pranishëm ishin edhe ambasadorja e SHBA-ve z. Kate Marie Byrnes, ministri për Transport dhe lidhje z. Blagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarjes për Rrugë shtetërore, z. Ejup Rustemi.

Si një projekt madhor ky korridor përfshinë drejtë për drejtë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe ka ndikim në ekonominë e vendit.

“Korridori 8-të përfaqëson mundësi të mirë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, qoftë nga pikëpamja politike pasi që ai do të bëjë të mundur që vendi të marrë peshë të re gjeopolitike si një urë lidhëse mes vendeve të Ballkanit. Ky projekt do të kalojë nëpër Tetovë, përmes Gostivarit, Kërçovës, Trebenishtës në Strugë e deri në Qafë Thanë”, ka deklaruar kështu pas nënshkrimit të Memorandumit, zëvendëkryeministri i parë z. Grubi.

Sipas tij, me këtë Memorandum mirëkuptimi parashikohet ristrukturimi i infrastrukturës ekzistuese por edhe ndërtime të reja.

“Korridori 8, është një nga dhjetë korridoret trans-evropiane të cilat janë paramenduar që të lehtësojnë shkëmbimin e mallrave dhe njerëzve midis vendeve të Bashkimit Evropian, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore. Rëndësia e korridorit 8 lidhet ngushtë me rëndësinë e madhe që ka nga pikëpamja energjetike. Ai do të bën të mundur që përmes Detit Mesdhe të bëhen të kapshme burime të mëdha energjetike të Kaspikut. Duke pasur parasysh këtë fakt, rëndësia e këtij korridori është jetike për Republikën e Maqedonisë së Veriut në veçanti për ekonominë e vendit pasi që u mundëson kompanive qasje në tregjet evropiane”, është shprehur mes tjerave z. Grubi.

Me ndërtimin e Korridorit 8, qytetarët tanë që nga Qafë Thana e deri në Bllacë me Republikën e Kosovës apo edhe me kufijtë tjerë do të mund të lëvizin nëpër një autostradë moderne, kurse njëherësh po dëshmohet se e ardhmja ekonomike që ofron Korridori 8-të si një peisazh i ri që po shfaqet në Ballkan, do të dëshmojë se historia më e re e Evropës Juglindore do të kalojë përmes Shkupit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit