Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela paralajmëroi se do të shfrytëzojë mekanizmin e bandentirit për ta bllokuar kuvendin.
Në një konferencë për media ai theksoi se është kundër shtyrjes së regjistrimit të popullsisë për në shtator.
“Ne kemi mekanizma për të pamundësuar marrëveshjen e dy krerëve të partive politike për shkak se ky ligj shkon me bandenter dhe ne do ta përdorim mekanzimin e badentirit për të bllokuar Kuvendin”, tha Ziadin Sela.
Sela po ashtu përgëzoi mërgatën e cila u regjistrua dhe inkurajoi që të vazhdojë edhe më tej me regjistrim.
“Përulemi para jush, ju lumtë për punën që keni bërë. Ne do të bllokojmë shtyrjen e ligjit në Parlament dhe regjistrimi duhet të përfundojë me 21 prill. Mos u demotivoni, ju vazhdoni të regjistrohuni”, tha Sela.