Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grupi ka deklaruar për Euronews Alban se shtyrja e REGJISTRIMIT në Maqedoninë e Veriut nuk erdhi për shkak të shqiptarëve, por të komunitetit maqedonas, pasi partitë politike të opozitës kërcënonin me bojkot të procesit.
Sipas tij, nga shtyrja e regjistrimit përfitojnë shqiptarët pasi që periudha për regjistrimin e diasporës zgjatet, nga 1 marsi siç ka nisur deri në 30 shtator d.m.th kemi 6 muaj të plotë për të regjistruar diasporën dhe shtyhet vetëm regjistrimi i popullsisë rezidente.
Grubi është shprehur i kënaqur për ritmet e regjistrimit të diasporës, ku deri tani janë regjistruar 171 mijë qytetarë nga të cilët shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
“Turi i takimeve në Kosovë dhe Shqipëri pati shumë ndikim, është krijuar një sensibilizim i madh si në ndeshjet e kombëtares. Shumë mirënjohës për rolin e medias në Shqipëri dhe Kosovë numrat inkurajues për ne" tha Grubi.