JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Andi braktis emisionin? Tea tregon se çfarë ka ndodhur me të, flet për hatërmbetje
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13/01/2021 19:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka thuajse një javë që Andi nuk duket në “Për’Puthen”, ndërsa drejtuesja e emisionit ka bërë të ditur se Andi nuk ka pranuar të flasë lidhur me këtë mungesë, teksa një reagim ka ardhur nga Tea. Sipas Teas e cila ka komunikuar përmes Ëhatsapp me Andin, arsyeja që Andi nuk është bërë i gjallë është bërë një infeksion në bajame. Sa i përket mungesës së kontaktit me produksionin, Tea ka deklaruar se Andi nuk dëshiron të japë shpjegime për shkak një hatërmbetje.

Tea u shpreh se:

Kam vazhduar komunikimin e me Andin, ai ka patur një infeksion të rëndë në bajame, ndërsa sa i përket pjesës që nuk ka dashur të flasë me produksionin, do të doja të lija atë të tregonte hatërmbetjet që ai ka me produksionin, nuk dua të them fjalë në vend të tij. Veprimin e tij e kuptoj, nuk më ka lënduar.