JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Koronavirusi i merr jetën infermieres nga Shkupi
Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13/01/2021 16:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Unioni i infermiereve, teknikëve dhe mamive në vend njofton se në moshën 60-vjeçare si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, ka ndërruar jetë Nashide Emini, infermiere në Repartin e Dermatologjisë në Spitalin “8 shtatori” në Shkup. “Shpirti i gëzuar, ngrohtësia dhe njerëzia me të cilën rrezatoi si dhe zelli dhe përkushtimi ndaj punës janë karakteristikat me të cilat do të kujtohen nga kolegët e saj dhe të gjithë ata që e njohën. Unioni, së bashku me të gjithë anëtarësinë, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe të dashurve të saj”, thonë nga Unioni e infermiereve.

/alsat/