JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Po kërkonte burrë online, aplikacioni i takimeve fut në hall modelen e “Playboy”
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13/01/2021 16:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në ditët e sotme të njohësh dashurinë e vërtetë është disi e vështirë, ndërsa një 'dorë ndihmë' po ofrohet nga “Bumble”. Ky i fundit është një aplikacion i cili bën të mundur të njohësh persona nga e gjitha bota dhe pse jo të nisësh një lidhje dashurie. Aplikacioni është provuar nga disa persona, ndërsa një ndër to është edhe një modele e “Playboy” e cila po kërkonte dashurinë e saj në “Bumble”. Mirëpo si duket vajzës i ka rezultuar fundi negativ, pasi sipas saj ky aplikacion i ka hequr fotot nga profili.

Vajza në fjalë është 24-vjeçarja Tahlia Paris, nga Los Angeles, e cila u bë pjesë e këtij aplikacioni me shpresën që të gjente dashurinë. Mësohet se ajo krijoi një profil “PG”, ndërsa postonte poza ku shfaqej e zhveshur në plazh. Por në vend të ftesave për takim, Tahlia mori një njoftim nga drejtuesit e “Bumble” se asaj i ishin fshirë disa nga fotot në profilin e saj. Paris ka 890 mijë ndjekës në “Instagram” dhe është e famshme në profilin “OnlyFans”. Për veprimin e bërë nga ana e aplikacionit, vajza thotë se kjo është bërë për shkak se ajo është e bukur dhe joshëse.

Burimi: dailymail.co.uk/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania