Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka liruar nga detyra ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi. Në vend të Kuçit, kryeministri Hoti në postin e Ministrit në detyrë të Ekonomisë dhe të Ambientit ka emëruar Muharrem Nitaj. Kujtojmë se sot gjatë ditës përmes një letre, ish ministri Kuçi ka kërkuar nga kryeministri Hoti të lirohet nga detyra për shkak të angazhimeve që do t’i ketë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021.
/alsat/