Liverpooli ishte një ndër ekipet e interesuara për yllin e Bayern Munichut, David Alaba. Austriaku flitet për largim nga “Allianz Arena” sepse ka refuzuar rinovimin e kontratës, që i skadon në qershorin e këtij viti. Një ndër gjashtë klubet e mëdha që në fillim shprehen interesim për Alaba ishte edhe kampioni i Anglisë, Liverpooli.
Por, situata ka ndryshuar dhe tani “Reds” nuk e duan Alabanë më në ekip dhe sipas Independent, shkaktar është gjatësia e lojtarit. Gjiganti anglez mendon se Alaba është shumë i shkurtër për të luajtur si qendërmbrojtës, ndërsa për mbrojtës të krahut janë të kënaqur me punën e Alexander-Arnold dhe Robertsonit. Problem gjithashtu mbetet edhe rroga e tij, pasi mbrojtësi ka kërkuar pagë të lartë me vlerë 15 milionë euro për sezon.