Ditën e sotme mediat greke kanë bërë me dije lajmin se këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira, ka marrë një propozim për martesë nga i dashuri i saj Alberto Botia, i cili është biznesmen në Arabinë Saudite. Foureira i është përgjigjur me “Po” propozimit të biznesmenit. Ky i fundit kishte shkuar nga Arabia në Greqi posaçërisht për t’i propozuar asaj dhe mesa duket ia dolën që dashurinë në distancë ta kurorëzojnë me martesë. Në lidhje me këtë foli edhe gazetari grek Aris Kavatzikis, i cili pak kohë më parë pati realizuar një reportazh në lidhje me çiftin.
Në një emision, Kavatzikis u shpreh:
Në një moment në revistën Hello ne kishim disa fotografi të Eleni që ishte me Alberton dhe kishim shumë kohë për t’i parë së bashku. Alberto kishte ardhur nga Arabia Saudite për ta parë, ne bëmë një reportazh dhe e kishim kërkuar shumë dhe i kishim dhënë titullin se ata janë përsëri së bashku dhe ne kishim lëshuar një ekskluzivitet. Pastaj e kuptuam që ata të dy në atë kohë i kishin dhënë një shans të dytë njëri-tjetrit, sepse ishin larg për një kohë, por kur dy njerëz duan të jenë së bashku, unë mendoj se pengesat dhe distanca mund t’i kapërcejnë të gjitha dhe ne e kuptuam kur bisedonim me shumë njerëz që Eleni donte ta merrte atë me shumë seriozitet. Ky burrë arriti t’i provojë asaj pavarësisht nga distanca se ai është gjithmonë pranë saj në të lehtë dhe të vështirë. Ai hoqi dorë nga gjithçka dhe erdhi për ta parë atë dhe padyshim që i dha këtë shansin e dytë dhe sot përfundojmë me propozimin për martesë që thotë Marena.
Burimi:protothema |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania