Albert Allmuça ortaku i biznesmenit Sino Llanaj i cili u qëllua mënegjsin e sotëm është vetëdorëzuar në polici. Mësohet se Allmuça është vetëparaqitur në ambientet e komisariatit nr.2, në Tiranë. Ende nuk dihet versioni që ai ka dhënë në Polici, por paraprakisht mësohet se ka mohuar që të jetë i përfshirë në këtë konflikt. Ndërkohë konfliktet mes dy ortakëve ishin të shumta pasi dy biznesmenët janë në proces gjyqësor me njëri-tjetrin për një borxh të papaguar dhe truallit të pallatit i cili ndodhet në rrugën "Ndre Mjeda" në zonën e Ish-Parkut të autobusave në Tiranë.