Një sherr i pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se polici i SHÇBA-së, Ardit Zenelaj nuk iu është bindur urdhërit të dy efektivëvë të policisë bashkiake për të ndaluar. Konkretisht, Ardit Zenelaj, i cili është me detyrë punonjës policie i Forcave Operacionale të SHÇBA, teksa drejtonte automjetin pranë kryqëzimit të rrugës ‘’Jordan Misja’’ është ndaluar nga policët bashkiakë. Por Zenelaj nuk iu është bindur këtij urdhëri dhe madje i ka kanosur dy policët me inicialet V.S, dhe K.K. Ngjarja i ka kaluar Prokurorise dhe po punohet për zbardhjen e plotë të sherrit mes tyre.